Reshjet e dendura të shiut në Maqedoninë Perëndimore kanë shkaktuar vërshime të mëdha. Në Kërçovë janë evakuuar 180 persona, ndërsa më së shumti shi ka rënë në Pozharane dhe Tetovë si pasojë e ciklonit nga Gjiri i Gjenovës.
Gjatë 48 orëve të fundit, përfshirë orët e mëngjesit, në pjesët perëndimore të Maqedonisë kanë rënë sasi të mëdha shiu, gjë që ka shkaktuar vërshime serioze dhe evakuimin e një numri të madh të qytetarëve.
Më së shumti shi është matur në Pozharane – 55 litra për metër katror, ndërsa nga qytetet më i goditur është Tetova me 52 litra për metër katror.
Reshjet e dendura kanë çuar në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në lumenj, me çka ekziston rreziku i daljes së tyre nga shtrati në disa zona perëndimore të vendit.
Situata më e rëndë paraqitet në Kërçovë, ku për shkak të vërshimeve janë evakuuar plot 180 persona. Janë përmbytur shtëpi dhe infrastrukturë, ndërsa shërbimet kompetente po ndërhyjnë në terren për përballimin e pasojave.
Data 16.02.2026
Aktuale
- Atentati në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, Prokuroria e Tiranës kërkon pezullimin nga detyra të një drejtori në AMP
- Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë
- Gruaja nga Bojana ofronte shërbime seksuale, burri nga Tetova e ndihmoi duke ia dhënë lokalin për shfrytëzim
- Menduh Thaçi nga Haraçina: Gruevskit nuk ia mbante me neve të PDSH-së
- Komuna e Sarajit: Nga sot deri më 23 shkurt, banorët mund të paraqesin dëmet nga vërshimet
- Përdhunoi 13-vjeçaren në Bulqizë, shqiptari i lutet shtetit britanik: Mos më ekstradoni në Shqipëri
- Korridori 8, boshti i ri strategjik i Shkupit dhe Tiranës
- Ndihma e Shpejtë në Shkup përballet me mungesa serioze


