Lëvizja Besa mblodhi Kuvendin Qendror, ku ndër të tjera pritet të diskutohet dhe vendoset në lidhje me të ardhmen e Lëvizjes Besa në Qeveri, raporton SHENJA.
Ministri Fatmir Limani, i cili së fundmi ka pasur mosmarrëveshje me kreun e partisë, Kasami tha se duhet maturi në mënyrë që të mos kthehemi pas dhe t’u lënë hapësirë strukturave tjera.
“Maturi dhe kthjelltësi, veprime që u takojnë nivelit të politikanëve që janë të matur, nuk guxojnë të prishin strukturën e VLEN-it, sepse rikthehemi në kohën pas, krijojmë hapësirë për struktura tjera të kyçen dhe të bëhen pjesë e Qeverisë”, deklaroi Fatmir Limani.
Limani shtoi se ai nuk është individ dhe se nesër do të mund të jetë 15 deputetë.


