Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh urimet e përzemërta për zgjedhjen e znj. Albulena Haxhiu në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e saj në këtë funksion të rëndësishëm përfaqëson një përgjegjësi të madhe për avancimin e proceseve demokratike dhe parlamentare në Republikën e Kosovës.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona karakterizohen nga respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe miqësia e sinqertë. Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera bilaterale dhe raportin e çmuar personal, besoj fuqishëm se së bashku do të vazhdojmë ta thellojmë dialogun dhe partneritetin ndërparlamentar, në funksion të interesave të qytetarëve tanë dhe të perspektivës së përbashkët europiane.
I uroj suksese në ushtrimin e detyrës fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv ndërmjet dy kuvendeve dhe shteteve tona”, ka shkruar Gashi.
Data 21.04.2026
Aktuale
- Maksuti, Siljanovskës: Nuk ka nevojë për komisione, vetëm duhet të harmonizohen ligjet
- Pas akuzave për abuzim me pushtetin, Sekretarja e Punës në SHBA largohet nga administrata Trump
- Tetova bashkon institucionet kundër dhunës në familje: 24 viktima u strehuan vetëm vitin e kaluar
- VLEN bëhet një parti: Më 9 maj shkrihen 5 subjekte, Mexhiti dhe Kasami bashkë-kryetarë
- Këmbimi valutor 21 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë komunitetin shqiptar në Texas
- VLEN: Dështimi i 5 ministrave dhe heshtja e nipit të Ali Ahmetit lanë shqipen jashtë!
- Mos harroni çadrat, kushte atmosferike të paqëndrueshme! Ja parashikimi i motit për sot


