Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka realizuar takim me nismëtarët e iniciativës për dhënien e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kasami thotë se ka siguruar studentët që provimi në fjalë do të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
“Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi.
Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore.
Përkrahim studentët në këtë iniciativë dhe do të përkujdesemi që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë”, ka shkruar Kasami.
Data 10.02.2026
Aktuale
- Mickoski: S’do të habitem sikur të arrijmë edhe deri në 100 tonë marihuanë të sekuestruar
- Kryeministri Albin Kurti për vizitë në Shkup, do ketë regjim të posaçëm të trafikut
- “Goca e Kaçanikut” prezantohet sonte në Shkup nga Opera e Kosovës dhe Baleti Kombëtar
- Revizioni: Askush nuk mund të thotë me siguri se në RMV shiten kozmetikë dhe lodra të sigurta për fëmijë
- Mexhiti: Qeveria ka kapacitet, studentët shqiptarë provimin do ta kenë në gjuhën shqipe
- Janevska: Ligji i ri për arsim nuk ndikon në autonominë e universiteteve
- Deputetët e LSDM-së lëshojnë Kuvendin, nuk u vendos në votim propozimi për pagën minimale
- Kasami në takim me studentët: Provimi i jurisprudencës do jepet edhe në gjuhën shqipe


