MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 02.02.2026 deri në 08.02.2026, nga sistemi “Safe City” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, u regjistruan gjithsej 4991 kundërvajtje, nga të cilat 641 masa për kundërvajtje të kryera nga shoferë të cilët drejtonin automjetin me targa të huaja.
“Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara, numri më i madh është për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara 4674, më tej për kalim në sinjalin e mbyllur (dritë të kuqe) 163, ndërsa për drejtim të automjetit me skadim vlefshmërie të lejes së qarkullimit janë 154 kundërvajtje”.
“Gjithashtu, u shqiptuan gjithsej 288 masa “ndalim për drejtimin e automjetit”, nga të cilat 163 janë për “kalim në dritë të kuqe” dhe 125 janë për “vozitje të shpejtë”.Në kuadër të parashikimit të devijimit të lejuar në shpejtësinë e lëvizjes, u toleruan 22,434 automjete”.
“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura”, thonë nga MPB.


