Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadinë Selës kanë kërkuar që ministri i Drejtësisë të jep dorëhejqe ndërsa provimi të mbahet në gjuhën shqipe.
“Kryeministri Hristian Mickoski sot konfirmoi dy fakte të pamohueshme e të cilat shumë vartës të tij tentonin t’i mohojnë ose manipulojnë.
Juristët e rinj shqiptarë kanë të drejtë që provimin e jurisprudencës ta mbajnë në gjuhën shqipe, ndërsa për refuzimin e deritanishëm dhe shkeljen e kësaj të drejtë, ministri i drejtësisë duhet të shkarkohet pasi ka shkelur edhe ligjet edhe vetë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik në vend.
Fakti i dytë që ne e kemi mbrojtur vazhdimisht duke besuar në përkushtimin tonë dhe në drejtësi, është se me ndryshimet e vitit 2018 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që ishte kusht i ASH për Qeveri asokohe, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në gjithë vendin dhe në nivel qëndror.
Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se nuk mjafton vetëm një deklaratë e kryeministrit për të mbyllur këto tema, por nevojiten edhe veprime konkrete në të mirë të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit.
Fillimisht nga institucionet dhe skena politike duhet të largohen individë si ministri aktual i drejtësisë dhe gjithë të tjerët të cilët kanë mbajtur haptas qëndrime kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Më pas të fillojë urgjentisht procedurë për ndryshimin e të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat duhet të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjujëve dhe Amendamentin V të Kushtetutës.
Nëse nuk ndodh kjo, deklarata e sotme e kreut të Qeverisë mund të vlerësohet vetëm si një tentim aktrimi për tu dukur politikan i moderuar dhe i mirë ndaj shqiptarëve, në një kohë që Qeveria dhe institucionet veprojnë të kundërtën”, thuhet në reagimin e ASH-Sela.
Data 08.02.2026
Aktuale
- FOTO/ “Nuk manovrova dot!”- Aksident në Lushnje, shoferi i “BMW” përplas një kalë! Përfundon në spital gruaja e tij
- Fotografia e Epstein që tregon një darkë ‘të çmendur’ me Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Peter Thiel në vitin 2015
- Rexhepi – Zejd: Përkthimi i politikës së Mickoskit në gjuhën e VLEN-it
- (VIDEO) Akuzat e VMRO-së për drogën, Zaev: Ose më kërkoni falje ose përballemi në gjykatë
- (VIDEO) Qeveria arrin marrëveshje me dy sindikata për rritje graduale të pagave
- VLEN: BDI e miratoi vendimin që provimi i jurisprudencës të jetë vetëm maqedonisht
- U dhunua nga dy të rinj në Vlorë, avokati i Metës u godit me mjet prerës pas koke! Ja si paraqitet gjendja e tij në spital
- ASH-Sela: Ministri i drejtësisë të jep dorëheqje, provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe


