Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim me Zëvendësguvernatorin e Bankës Popullore të RMV, Fadil Bajrami.
Gjatë takimit u trajtuan çështje me rëndësi ekonomike, zhvillimet aktuale politike dhe ndikimi i tyre në ekonomi, si dhe sfidat që lidhen me perspektivën zhvillimore të vendit.
U diskutua gjithashtu për përdorimin e gjuhës shqipe në sistemin bankar, në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe transparencës ndaj qytetarëve, si dhe për rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie më aktive dhe më të përgjegjshme.
Ambasadori Meidani përgëzoi Zëvendësguvernatorin Bajrami për aderimin në sistemin SEPA, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar evropian dhe lehtësimit të pagesave për qytetarët dhe bizneset.


