Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Paraprakisht, në ora 19:50 është ndjerë edhe një tërmet në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Greqi, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit.


