Më 4 shkurt 2026, rreth orës 20:30, në rrugën „ASNOM“ në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ku u përfshinë tri automjete: një „Volkswagen Amarok“ i drejtuar nga 24-vjeçari V.V.M., një „Lancia“ e drejtuar nga 37-vjeçari J.P. dhe një „Mercedes“ i drejtuar nga 35-vjeçari P.N., të gjithë banorë të Ohrit. Pas ndërhyrjes së policisë, u konstatua se shoferi V.V.M. e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit me 0.71 promilë në gjak, ndërsa i njëjti kishte edhe tri ndalesa aktive për drejtim të mjetit motorik. Gjithashtu, u vërtetua se edhe shoferi tjetër i përfshirë në aksident, J.P., kishte një ndalesë aktive për drejtimin e automjetit. Në konsultim me Prokurorin Publik, dy shoferëve u janë konfiskuar automjetet dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime penale sipas Nenit 297-a të Kodit Penal për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“.
Data 05.02.2026
Aktuale
- Kasami: Bisedojmë 1-2 herë në javë që VLEN-i të jetë një parti
- Kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
- Sulmohet fizikisht 37-vjeçarja në mes të Gostivarit, policia në kërkim të autorit
- Shndërrimi i VLEN-it në parti dhe zgjedhja e kryetarit, Kasami: Takohemi së paku 1-2 herë në javë
- Asnjë kandidat nuk ka dorëzuar aplikim te Këshilli për Prokuror Publik
- Pesë dëshmitarë të Prokurorisë në seancën e re për rastin “Puls”
- Presidentja e Maqedonisë së Veriut takohet me homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe
- “U firmos nga Balluku”- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës protestë me pankarta para SPAK-ut, kundër ndërtimit të resortit turistik: Duam drejtësi! Na ktheni pronat tona


