SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër një 40-vjeçari nga Kumanova për vepra që lidhen me drogën.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.T. (40) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, raporton Tetovasot.
Gjatë kontrollit të realizuar më 20.02.2025 në shtëpinë e të denoncuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara të bimës së kanabisit.


