Ramadan Ramadani
Kjo LajmAnaliza e tretë; pas të parës për “keqkuptimin” dhe te dytës për “mos nënkuptimin” për çështjen e kryetarit tëVLEN, duheshte të titullohej: ku e lam e ku na mbeti, ku u hup ky Izeti?! Por, pasi i njëjti doli në opinion mu këto ditë, me intervista dhe deklarata, na mbetet vetëm të analizojmë se përse dhe çka ndodhi që aq kohë pas fitores në zgjedhje; u humb, u tërhoq; u fsheh, apo u ndal: Izet Mexhiti!
1. Fitorja në zgjedhjet lokale ishte e madhe në numra dhe teritor ndërkohë që kontributi i tij personal dhe vetanak ishte aq i madh sa shtriheshte deri edhe në disa komuna maqedonase si Kumanova dhe Karposhi e ky sepse ende nuk u caktua si kapiten te shqiptarët e te VLEN-i aspak nuk u duk e ti monetizoje politikisht ato fitore.
2. Rezultati nga përsëritja e zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçisht edhe pse aspak nuk ishte fitore e AKI ajo ishte një humbje per VLEN, sepse VLEN është në pushtet qendror, e tani edhe në shumicën e komunave shqiptare.
3. Fitoret, sensin dhe mundin e tij e ndjeu se e gëzojne tëtjeret, domethënë ky e fiton VMRO-n gëzohet opozita, ky e fiton Edi Ramën përfiton Albin Kurti dhe ky bëhet vendosës për qytetin e Shkupit e duhet ti ndaje drejtorat me 6 palë tjeranë VLEN?!
4. Dhe pika e fundit eshte pak më gjatë e nis prej fjalës së urtëshqipe “trim i mirë, me shokë shumë” e kjo sepse disa punëdhe çështje të mëdha nuk bëhen vet e duhet patjetër të punosh edhe me të tjerë e se kjo është trimnia e vërtetë. Pra ajo vetmi dhe individualitet në veprim qe mund ta ket nuk është njëmangesi ose frikë e dyshim nga të tjerët, që duke i marre parasysh krejt qe i ka kalu dhe përjetu nga te afert e bashkëpunëtorë edhe eshte ndoshta e kuptueshme, por mëshume një si stil loje dhe driblimi individual, e qe e kane disa lojtare te futbollit. Ashtu ata futbollistë kanë droje dhe mosbesim edhe ndaj tjereve, por thelle edhe në vete, e preferojnë të mos bëjnë pasime dhe asiste e në vend të kesaj zgjedhin guximshëm; driblime te zorshme dhe luajnë vet edhe kur kjo është shume e zorshme dhe hapesira per manovrime eshte tejet e ngushtë! Ndersa krejt e dinë se suksesi, loja dhe shënimi gol ndonjeherë e kërkon patjetër asistin dhe pasimin!
Pra, poezia me e sakte për këtë analizë nuk jane fjalet e Fan Nolit ku e lam e ku na mbeti, por eshte kenga e Jakup Ferrit e pershtatur për Çair dhe mahallat Gazibabë dhe Serovë: kjo sepse rrugët qendrore janë në ingerenca të qytetit të Shkupit dhe jo të nënkomunave si Çairi:
Izet Mexhiti mor ku je
Thrrasin mahallat me piskamë
Tridhjet komuna i fitove
Me shtatë parti po ri në kambë


