Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur alarmin përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke akuzuar zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviç se po bën përndjekje ndaj shqiptarëve, raporton SHENJA.
Sipas Taravarit, Stoilkoviç njihet për lidhjet e tij të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete serbe, të cilat, siç thotë ai, po përdoren për veprime të hapura kundër shqiptarëve.
Taravari thekson se kjo përndjekje po bëhet në mënyrë publike. Ai e quan këtë një “alarm të kuq”
“Zv. Kryeministri aktual i shtetit, z. Stoilkoviq, është një njeri i cili ka lidhje të drejtëpërdrejta me shërbimet sekrete serbe e po i njëjti po përndjek shqiptarët haptazi dhe qartazi! A është normale?!?!?!?! Ky është Alarm i Kuq!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/


