Ministri i Bujqësisë, Fatmir Limani, mbrëmë ka ngjallur reagime në opinion pas një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi:
“APO RRINI! Rrini bre… Jo, s’po rrina. Abre rrini… Jo, jo, s’po rrina!!! E po hajde shkoni atëher…”
Postimi u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë ose i koduar, megjithatë, derisa po diskutohej se kujt i drejtohej, ai është fshirë nga rrjetet sociale.
Ndërkaq, sot Limani është shfaqur publikisht me një libër në dorë me titull “Rrethuar nga idiotë” të autorit Thomas Erikson, gjë që ka shtuar edhe më tej dilemat dhe spekulimet mbi domethënien e mesazheve të tij të fundit.
Ende mbetet e paqartë se kujt i adresohen këto sinjale publike, ndërkohë që dihet se Fatmir Limani është propozuar për postin e ministrit nga koalicioni VLEN. Nga Limani deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim apo sqarim lidhur me këto “mesazhe”./Almakos




