VLEN në Qeveri po e vendos shëndetësinë në binarë me plan, me standarde dhe me partneritete reale. Konferenca “Partneritet për shëndetësi”, e kryesuar nga ministri Azir Aliu, vendos kornizë më të qartë për mbështetjen e projekteve në shëndetësi, ku partneritetet me biznesin dhe me aktorët ndërkombëtarë kanalizohen aty ku ka më shumë nevojë dhe me rezultate të matshme.
Prioritetet për 2024–2028 janë të qarta, optimizim dhe riorganizim funksional i sistemit, qasje e balancuar rajonalisht për pacientët, standardizim i procedurave spitalore dhe rregullim i referimit të pacientëve për të ulur dërgimet e panevojshme. Paralelisht, fokusi është te personeli mjekësor, trajnim i vazhdueshëm, mbështetje për mjekët e rinj dhe masa që të mos largohen nga vendi.
E thënë thjesht, më pak rrëmujë dhe më shumë rregull në sistem, që pacienti të mos sillet prej dere në derë, që urgjenca të reagojë më shpejt dhe që mjeku i ri të ketë arsye të qëndrojë këtu e të punojë me dinjitet.


