SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2026) në ora 12:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën “Pavle Avramoski” në Gostivar, një automjet ka goditur një 13-vjeçare të mitur nga Gostivari, pas së cilës shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Në aksident ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit”.
“Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ana e ekipit inspektues të DPB Gostivar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe shoferit si dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.


