SPB-Strumicë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë ndaj D.R. (41) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale ” shpërdorim detyre” sipas nenit 354 të Kodit Penal.
I denoncuari, në cilësinë e kryetarit të një shoqate gjuetie nga Strumica, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, gjatë viteve 2024 dhe 2025 nga llogaria transaksionale e shoqatës së gjuetisë, në të cilën njëherësh ishte edhe nënshkrues i autorizuar, në disa raste ka tërhequr shuma më të mëdha të mjeteve financiare të cilat i ka përvetësuar për vete, pa pasur për këtë arsyetim adekuat ose mbulim kontabël.
Me veprimet e këtilla, D.R. ka përfituar për vete dobi të kundërligjshme pasurore në shumë totale prej 1.326.787 denarësh, për të cilën shumë është dëmtuar shoqata e gjuetisë.


