Ramadan RAMADANI
Në LajmAnalizën e kaluar përmendëm se për ceshtjen e liderit të VLEN ka pas nje keqkuptim dhe se për me teper nuk eshte vepru sipas nenkuptimit publik. Pra dikush brenda në VLEN ka keqkuptu se duhet të zgjedhin lider ndonje “skenderbeg” nderkohe që duhej të zgjedhnin koordinim, adrese dhe person unifikues; që mund të ishte: drejtues, perfaqesues e kapiten. Nderkohe që perveç keqkuptimit nuk eshte vepruar sipas nenkuptimit. Pra populli, publiku, ka kerku prej VLEN bukë e këto kanë nenkuptuar se u kerkojne simit dhe kur kane pa se në furre s’kan dal ende buket nuk ua kane sjelle simitin! Me pretekse si: jo se vetëm një lloj kishte pas. Jo se se dijshim a na dalin paret, jo se vetem nje kishte mbet, u tutëm mos asht prej dje, jo sun e bajshim, jo sun e bijshim, jo nuk na u duk se mire asht pjek dhe ashtu krejt unt kan mbet! Edhe populli edhe VLEN.
Nderkohe pak me u kthy në kujtese dhe aktualitet krejt e shohin se moti ishte nenkuptu nga krejt se Izet Mexhiti ishte ajo pala perfaqesuese, si kapiten i VLEN.
- Te shqiptaret e Maqedonise për dy dekada pati figura transfere kombinime e pasime për me hjek kapitenllukun e rrejshëm prej ali ahmetit: prej menduh thaçi e arben xhaferi mandej imer selmani e rufi osmani, uniteti gzim ostreni, lr pdsh besa, sela e taravari, bile nje here njefar abdylhadi vejseli e mersel bilalli e turlifar telalli. Krejt keto në fund ju kthyen e i thane jo be se ky kana “krieplaki!” Veç arben xhaferi dhe izet mexhiti prej se i dolën karshi nuk ju kthyen dhe kete e ka mbajt mend populli. E pasi Izet Mexhiti eshte gjalle dhe aktiv ishte njeri prej dyve; perkrah Bilall Kasamit që që në zgjedhjet parlamentare në 2024 e mundi në vota direkt, bile si kemi thënë edhe atehere e bani bumbar! E mandej si në shah e mundi edhe nje herë, jo duke ja marrë figurën e mbretereshes, se ska pas asnjihere aj asi figure, por duke ja shkaterru topat: artan grubin dhe bujar osmanin. Këtë të fundit direkt në vota për çair kurse aj tjetri ma herët iku në arrati, nga perfitimet e open ballkan sigurisht diku neper serbi?!
- Izet Mexhiti ishte prej atyre që e qendisi VLEN-in. Në fillim si LEN e mandej edhe si VLEN dhe kryeja që i mbajti rruzat e tespiheve kur u pkut ose pajki Taravari. E ajo ishte krize e madhe sepse ashiqare në atë transfer pati nderhyrje rajonale të kartelave të droges e të krimit dhe edhe te Edi Ramës që e tha vet, tue pas në krah Taravarin: erdha ktu për Bujarin!
- Mexhiti ishte aj që mblodhi njerez dhe kallaballëk në dyja prej tre tubimeve masive të VLEN gjate zgjedhjeve lokale dhe mandej kur u perkthye kjo në vota i habiti edhe ortakët qeverisës DPMNE dhe ZNAM dhe nuk u ndal, por shkoi guximshem ju ndihmoj atyre direkt me vota vendosëse për fitore në rrethin e dytë: në Kumanove, Shkup dhe Karposh.
- Pati sens politik dhe nuk gaboj askund, perveç ndoshta në Studeniçan; e as su korit as në Strugë e as në Kercove dhe ndejti bashkë edhe për Tetove; duke shku derë në derë në rrethin e dyte për me fitu Bilall Kasami.
- për VLEN i la dy poste për me u kthy vetem si kryetar i nje nenkomune siç eshte Çairi, ndërsa krejt tjerët pavaresisht rezultateve të votave i mbajtën postet ose bile i shtuan!
Ka shume për me fole për këtë nënkuptim, por po e mbarojme me kaq që të mos dale prap keqkuptim! Mirëupafshim!


