Gjashtë deputetët e Levicës do të votojnë për ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje, konkretisht për “Safe City” në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, shkruan gazeta KOHA
Koordinatori i Grupit parlamentar të Levicës, Boris Kërmov tha që në fillim të seancës së sotme se Levica mbështet Ligjin, ndërsa tha se kjo bëhet për sigurinë e qytetarëve.
Kështu që, me 6 votat e Levicës, ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje pritet të kalojnë, pasi shumica parlamentare veçmë (VMRO-VLEN-ZNAM-Levica) i bëjnë mbi 80 vota deputetësh. (koha.mk)


