Aleanca për Shqiptarët shpreh qëndrimin e saj kritik ndaj Ligjit për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet edhe projekti “Safe City”, duke vlerësuar se zbatimi aktual i këtij projekti ngre shqetësime serioze juridike, sociale dhe kushtetuese.
“Së pari, Aleanca për Shqiptarët vëren se nuk po zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në komunikimin zyrtar me qytetarët, përfshirë edhe njoftimet dhe sanksionet që burojnë nga projekti “Safe City”. Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe është e papranueshme në një shtet multietnik.
Së dyti, kërkojmë rishikim të lartësisë së dënimeve dhe të pjesës së tolerancës, me qëllim që qytetarët të mos dëmtohen padrejtësisht. Siguria në komunikacion është e rëndësishme dhe e domosdoshme, por ajo nuk duhet të realizohet në kurriz të mirëqenies dhe jetesës së qytetarëve, përmes dënimeve disproporcionale dhe pa ndjeshmëri sociale.
Së treti, Aleanca për Shqiptarët thekson se zbatimi selektiv i projektit “Safe City” vetëm në disa qytete është i padrejtë dhe diskriminues. Nëse ky projekt synon rritjen e sigurisë publike, atëherë ai duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e shtetit, dhe jo vetëm në tre qytete.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga institucionet kompetente që urgjentisht të adresojnë këto vërejtje, të hapin debat publik dhe të sigurojnë që çdo projekt i tillë të jetë në përputhje me ligjin, barazinë dhe interesin real të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e ASH-së së Taravarit.
Data 23.01.2026
Aktuale
- ASH-Taravari: Nuk e votojmë Ligjin për Kundërvajtje për shkak të shkeljeve ligjore dhe diskriminimit
- Aliu: Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore në zhvillimin e mjekësisë kardiovaskulare
- “Çdo natë laj jastëkun me lot”- Nxiti 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, flet nga burgu Altin Çoku: Fotoja me Sibelën ishte e montuar, e kam shpirtin plagë…
- Arrestohen tre persona, mes tyre një punonjës policie, fusnin lëndë narkotike në burgje
- Nga tragjedia te një sistem shëndetësor pa improvizim
- Mucunski takohet me homologun turk Hakan Fidan
- Komuna e Strugës intensifikon pastrimin e kanaleve kulluese
- AKE do t’i ndajë lejen për operator të tretë mobil “ONE Maqedonia telekomunikime”


