Katër shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor janë të disponueshme në portalin kombëtar të shërbimeve – uslugi.gov.mk. Tre prej tyre janë të destinuara për persona fizik, ndërsa një është për person juridik, informoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Për personat fizikë janë futur shërbimet elektronike: certifikatë për regjistrime dhe çregjistrime në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontributet e paguara, dhe certifikatë për kompensim të pagës gjatë paaftësisë së përkohshme për punë.
Për herë të parë për personat juridikë është mundësuar shërbimi elektronik për lëshimin e certifikatës për kontributet e paguara për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, krejtësisht digjital dhe i disponueshëm në çdo kohë.
U theksua se bëhet fjalë për shërbime që drejtpërdrejtë e thjeshtësojnë qasjen në dokumente të rëndësishme, e reduktojnë barrën administrative dhe eliminojnë pritjen e panevojshme dhe praninë fizike në sportele.
Shtesë, FSSH nga sot është edhe teknikisht i lidhur me Regjistrin Qendror të Popullsisë, gjë që mundëson marrjen automatike të të dhënave relevante për qytetarët.


