Mark Guehi është bërë lojtari më i ri i Man. Sitit, një tjetër nënshkrim i merkatos dimërore. Ky është transferimi i 72-të i Pep Guardiolës në dhjetë sezonet e tij me klubin, me një mesatare prej pak mbi shtatë për sezon.
Shuma totale e shpenzuar është marramendëse: 2 miliardë euro në transferime, që kur Pep-i arriti nga Bajern Munihu më 1 korrik 2016. Xhek Grilish me 118 milionë euro është blerja më e shtrenjtë në epokën e Pep Guardiolës.
Gjatë kohës së tij te Barcelona, Bajern Munihu dhe Mançester Siti, Guardiola kryeson gjithashtu renditjen e trajnerëve që kanë investuar më shumë në transferimet e lojtarëve gjatë historisë: 2.58 miliardë euro.
Ai pasohet nga Hoze Murinjo (1.72 miliardë euro), Masimiliano Alegri (1.6 miliardë euro), Karlo Ançeloti (1.56 miliardë euro) dhe Diego Simeone (1.55 miliardë euro).


