Shpenzimet minimale mujore të një familje katër anëtarëshe në janar arrijnë 66.413 denarë dhe janë rritur për 921 denarë krahasuar me dhjetorin, tregojnë të dhënat e Federatës së Sindikatave të Maqedonisë. Nëse një familje me katër anëtarë jeton në një banesë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet minimale arrijnë në 81.788 denarë.
Nga shpenzimet e përgjithshme minimale mujore, 24.211 kanë qenë të nevojshme për ushqim dhe pije, ndërsa për përmbushjen e shpenzimeve minimale të përgjithshme 6.338 denarë.
Për shkak të kostos së rritur të jetesës, LSM kërkon rritje të pagës minimale në 600 euro dhe gjitha pagave të tjera, me çka periudhën në vazhdim paralajmëron protesta.


