Forcat ruse nisën një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas, Kiev , gjatë natës së të hënës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa pjesë të qytetit, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në orët e para të së martës .
Sipas mediave të huaja, Klitschko tha se një sulm në bregun lindor të lumit Dniepër,i cili rrjedh përmes qytetit, kishte shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit. Një ndërtesë u godit dhe një person u plagos, tha ai.
Llogari jozyrtare në të njëjtën rrjet social postuan foto të ndërtesave të apartamenteve të zhytura në errësirë. Timur Tkachenko , kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, vuri në dukje se depot ishin dëmtuar dhe se makinat ishin në flakë./Dosja.al


