Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.
Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


