Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për vrasje – por pa sukses. Edhe pse kishin informacione se ai gjendej në vendbanimin e tij në fshatin Batincë, nuk arritën ta arrestojnë. Aksioni vazhdon thonë nga policia. I dyshuari M.XH. dyshohet për vrasjen e oficerit të ARM-së A.M, 49 vjeç më 11 korrik 2025.
“Nga marrja e mëparshme e informacioneve, shërbimet policore kompetente nga MPB gjatë ditës së djeshme, kanë vepruar në regjionin e Shkupit, me qëllim të privimit nga liria një person, për të cilin ka të lëshuar një fletëarrest vendor dhe një ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Aktivitet vazhdojnë në terren me qëllim të gjetjes dhe të arrestimit të personit me interes të lartë”, tha Goce Andreev, zëdhënës i MPB-së.
Data 19.01.2026
Aktuale
- Kapet hajduti në Kumanovë, privohet nga liria
- Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje, i dyshuari nga Batinca ende në arrati!
- Dyshohet se vranë një person në vitin 2018 në Dibër, arrestohen dy vëllezërit! 39-vjeçarëve iu gjenden tre armë zjarri
- Nafie Selmani: Pse zëvendësministri i Arsimit në dorëheqje falënderoi vetëm krerët e Alternativës, e jo VLEN-in?
- Lulzim Aliu jep dorëheqje nga posti i Zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës
- Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e Erion Veliajt! Gjyqi ndaj kryebashkiakut shtyhet më 2 shkurt
- BDI: Tre muaj pas zgjedhjeve, Çairi në kaos dhe mashtrime
- Sela: Diasporës t’i mundësohet vota me postë


