Zyrtarë policorë nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe Krime të Rënda, me kërkesë të një prokurori publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë, dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe ambiente të tjera në territorin e Negotinës, me qëllim gjetjen e sendeve që rrjedhin nga vepra penale.
Gjatë bastisjes, në një hapësirë të fshehur të ndërtuar në mur, janë gjetur rreth 350.000 euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe janë fshehur.
Veprimi i sotëm është rezultat i aktiviteteve të ndërmarra në kuadër të një hetimi të gjerë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Lartë, pasi më 14 dhjetor 2025 ishte ngritur dyshimi ndaj një avokati për veprën penale “Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm”.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një nga hetimet më të gjera deri më tani në vend, që lidhet me dyshime për korrupsion të nivelit të lartë, e cila mbështetet edhe në informacione dhe raporte nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.
Bastisjet dhe veprimet e tjera hetimore po vazhdojnë, ndërsa opinioni publik do të njoftohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Data 05.03.2026
Aktuale
- A është Vjosa Osmani pengesa për Albinin?
- Mevlan Ademi: Dy parlamente studentore bashkohen për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë jep mesazh “uniteti, bashkimi dhe vëllazërie” në RMV
- Çështja e provimit të jurisprudencës, Zejd Rexhepi: Po diskriminohen studentët shqiptarë
- Mexhiti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon detyrimin për gjuhën shqipe në produkte
- LSM: Do të protestojmë më 14 mars, kërkojmë pagë minimale 600 euro
- “Minon ekonominë dhe besimin e qytetarëve!”- Gonzato: Lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE! Duhen masa parandaluese
- Unifikim i zërit studentor: Pas studentëve të “Nënë Terezës” edhe UEJL i bashkohet kërkesës për provimin e jurisprudencës në shqip


