Gati 40 mijë euro dënime ka shqiptuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme në markete dhe hipermarkete.
Siç thonë nga AUV, aksioni ka zgjatur nga 13 deri më 16 janar dhe janë kontrolluar 188 operatorë me ushqim të kësaj kategorie.
“Tek 10 operatorë, në kontrolle janë vërtetuar shkelje të buta të sigurisë në ushqim dhe janë shqiptuar masa vërejtje, kurse tek dy marketë është të punësuarit nuk kanë libreza sanitare”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se te 6 markete nuk janë zbatuar procedurat për higjienë, kurse te 14 markete ka pasur ushqim me afat të skaduar.
Po ashtu në kuadër të aksionit, nga operatorët janë marrë mbi 253 kilogram ushqim (mish, prodhime nga mishi dhe produkte të qumshtit).
Data 18.01.2026
Aktuale
- “MIA” zbulon emrat e ekspertëve të huaj të angazhuar për ndërhyrjet e panevojshme kirurgjike
- AUV Maqedoni me aksion ndaj operatorëve të ushqimit, kontrollohen marketet
- VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev ushtruan presion për t’ia marrë Klinikën “Zhan Mitrev”, kërkohet hetim urgjent
- Emira Selimi: Ambasadori Denion Meidani, i vetmi i pranishëm dhe aktiv çdo ditë pranë shqiptarëve në Manastir
- Mbi gjashtë mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar
- “Grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet në Amerikën Latine, rrezik për sigurinë e Shqipërisë”- BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës, për kë bien kambanat?
- Mot i kthjellët, por i ftohtë! Ja sa do të shkojnë temperaturat sot
- Vjedhje masive në fshatrat e Komunës së Sarajit, banorët të shqetësuar nga pasiguria


