Një shoqëri financiare në territorin e komunës së Karposhit është grabitur, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç thuhet në buletinin policor, mbrëmë (16.01.2026) në orën 03:35, në SPB Shkup është raportuar se në ambientet e një shoqërie financiare, të vendosura në një qendër tregtare në zonën e Karposhit, është hyrë me përdorimin e forcës dhe janë marrë para.


