Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, deklaroi se më shumë se 400 persona janë liruar nga burgjet e vendit, një pretendim që kundërshtohet nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat flasin për vetëm 60 deri në 70 të liruar ditët e fundit.
Duke folur në parlament, Rodriguez theksoi se nuk bëhet fjalë për të burgosur politikë, por për persona që, sipas tij, kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Ai nuk dha detaje për afatin kohor të lirimeve.
Mes të liruarve ka edhe shtetas amerikanë, çka u mirëprit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Lirimet u përmendën nga autoritetet si gjest paqeje pas rrëmbimit të presidentit Nicolas Maduro nga forcat amerikane më 3 janar.
Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut vlerësojnë se në Venezuelë ndodhen ende 800 deri në 1,200 të burgosur politikë dhe kritikojnë mungesën e transparencës së autoriteteve. Ministria e Shërbimeve Penitenciare njoftoi se të paktën 116 të burgosur janë liruar të hënën, ndërsa tensionet politike dhe presioni ndërkombëtar ndaj Karakasit mbeten të larta./Klankosova.tv


