Në Klubin e Deputetëve sot do të mbahet takimi i liderëve, ku do të marrin pjesë kryeministr dhe njëherit kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski si dhe kryetarët e partive që kanë grupe parlamentare në Kuvend. Gjatë këtij takimi siç është paralajmëruar, do të diskutohen ligjet reformuese të gjyqësorit, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Kodi Zgjedhor dhe shfuqizimi i qeverisë teknike, si dhe çështje të tjera të propozuara nga pjesëmarrësit në takim. Nga tre grupet parlamentare të opozitës, E Majta dhe BDI-ja deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, menjëherë e hodhi poshtë thirrjen e Mickoskit për takim të liderëve. Nga partnerët e koalicionit në Qeveri, në takim pritet të marrë pjesë kryetari i ZNAM-it dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, dhe nga koalicioni “VLEN”, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. /Alsat.mk
Data 14.01.2026
Aktuale
- Tetë ditë paraburgim për 55-vjeçarin që theu me gur xhamin e Ambasadës Bullgare
- Normalizohet trafiku në aksin rrugor Shkup – Shtip
- Nikolloski: Për disa struktura politike në Bullgari, Maqedonia është një temë për të tërhequr votuesit
- Edhe 30 ditë paraburgim për ish-avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa
- Avokati i ish-presidentit: Si ka mundësi që gjyqtarja Irena Gjoka është edhe te dosja e Ilir Metës, edhe tek e Sali Berishës?
- Deri të premten mot i qëndrueshëm, gjatë fundjavës shi dhe borë
- U arratis nga spitali, Altin Ndoci dyshohet se fshihet në Tiranë, kontrolle në disa zona të kryeqytetit
- Arratisja e Altin Ndocit, policia i kalon përgjegjësinë “Burgjeve”: Nuk na njoftuan për ta shoqëruar në spital! Itinerari që ndoqi “Auti A7”, nga Durrësi dyshohet se shkoi në…


