Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka ndarë disa pamje nga nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.




