Kohe me pare Bashkimi Demokratik per Integrim mbajti Kongresin e regullte zgjedhor,ku ne menyre transparente zgjodhi antaret e te gjitha organeve te veta te parapara me Statutin e vet,perfshire ketu edhe rizgjedhjen e Kryetarit te vet z-ni Ali Ahmetit.
Ne perzgjedhjen e antareve te organeve te reja,verehet se ka nje freskim kualitativ lidhur me keto perzgjedhje, ndersa u vu re se ata antare qe nje kohe te gjate kane dhene kontributin e tyre ne BDI, pas mos perfshirjes te serijshme neper organet udheheqese,e pranuan kete realitet te ri ne menyre tejet demokratike,qe do te thote se nuk paten shfaqje te revoltes lidhur me kete realitet te ri.
Sigurisht qe kjo sjellje,ka lidhshmeri mes vetedijsimit te tyre me respektin e tyre per Kryetarin e BDI-se,ndaj te cilit paten mirekuptim dhe bindshmeri per veprimet dhe perzgjedhjet e tij.
Per nje parti masovike Shqiptare ne RMV sic eshte BDI,kjo ka domethenien e vete te posacme,nga se ne kete menyre u dergua edhe nje porosi substanciale per antaresine dhe votuesit konsekuent te BDI-se,qe eshte ajo se percarja e metejshme nuk eshte opcion,por ngelen vetem si nje kujtim i hidhur i ndodhur kohe me pare,me eskalimin emocional te nje far grupi qe e quajti veten “Grupi i Zjarit”,por ne fakt pa asnje indikacion se kujt do ti vehet ai “zjar” i tyre?!
Por,me veprimet e veta te metejshme,si duket ky grup i vuri “zjarin” vetem vetvetes,gjegjesisht vetem emertimit te vet pompez,nga i cili hoqen dore teper shpejte.
Ne prag te zgjedhjeve te fundit parlamentare,ky grup fillimisht i formuar me tre parti margjinale,u zgjerua edhe me dy krahet e Partise Demokratike Shqiptare te udhehequr nga dy intelektuale,duke I dhene ketij koalicioni emertimin “Vlen”,por pa zgjedhur kryetar as atehere dhe as sot e kesaj dite.
Por edhe pse te zgjeruar,duke e vlerseuar potencialin e vet votues si te dobet,nismetaret e “grupit te zjarit” shpejtuan te kerkojne perkrahje dhe ndihme ne Kosove te kryeministri aktual.
Dhe pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare per te qene pjese e qeverise si “Vlen”,hyne ne koalicion me VMRO – DPMNE te udhehequr nga Kristian Mickoski,duke lidhur keshtu ne menyre te terthorte nje koalicion implicit ne mes te Kurtit dhe Mickoskit.
Qe ne fillim,ky koalicion,u tregua si tejet i pa dobijshem dhe i demshem per Shqiptaret ne RMV,ndaj duke e pare kete absurditet,ne menyre te drejte,dy krahet e PDSH,dolen nga ky koalicion dhe ne zgjedhjet lokale te fund vitit te kaluar,qe te dy keto krahe,lidhen koalicion me BDI-ne.
Por,mbetjet e “Vlen”-it,ne koalicionin aktual qeverises,nga dita ne dite,ne menyre shume te turp-shme,tejet pa kurizore,si dhe pa pike dinjiteti ne menyre te verbet u nenshtrohen veprimeve dhe vendimeve anti shqiptare te cilat i imponon dhe per momentin i zbaton “VMRO-DPMNE”.
Ne kete menyre mbetjet e “Vlen”-it me perkrahjen publike dhe me lidhjen e koalicionit parazgjedhor me VMRO-DPMNE arijten te “fitojne” qeverisjen ne shumicen e komunave ne RMV ne zgjedhjet lokale ne fund vitin e kaluar,por gjithmone dhe cdo kund,pa shumicen permbajtesore te votes shqiptare.
Por ne kete qeveriseje me nje koalicion te pa denje,VMRO-DPMNE nuk po mundet me e kuptue se dinjiteti,forca dhe vetedija kombetare e kombit Shqiptar ne RMV nuk guxon ne asnje menyre te shifet dhe te vleresohet vetem permes prizmes te “Vlen”-it,te cilin e ka nen sundim dhe me te cilin manipulon dhe abuzon ne menyre permanente dhe transparente.
Ne fakt,VMRO – DPMNE duhet ta kuptoje se Shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre shekullore ne te sotmen RMV, si dhe te gjithe Shqiptaret e tjere kudo qe jetojne,ne fakt kane nje gjuhe,nje shkrim,nje histori, nje gjak,nje identitet kombetar,nje flamur,si dhe nje pergjegjesi te njejte per ekzistencen dhe per mbare vajtjen dhe prosperitetin substancional te kombit si teresi,pa demtuar asnje komb tjeter.
Dhe asnjehere nuk e kane shite,apo ndryshuar asnjeren nga pikat kauzale te larte permendura.
./.
…2
Gjithsesi, keto fakte kauzale nuk na i konteston neve Shqiptareve askush ne asnje pike,si dhe njiherit keto me se miri u verifikuan dhe u vulosen gjate orvatjes serbo – sllave te vitit 1999 per ta shnedrua Kosoven ne te ashtuquajtur sipas tyre “toke e djegur”,por qe fale mobilizimit imediat mbare kombetar dhe ndihmes te pakursyer ushtarake dhe logjistike te aleances veri perendimore,kete nuk e realizoi agresori i atehershem.
Dhe keto fakte,ne esence nuk jane kurfar luajtje me “karten e nacionalizmit shqiptar” sic preferon kryeministri aktual i RMV ti ja atributoje keto fakte z-ni Ali Ahmetit,sa here qe ky i fundit me shume te drejte,tek opinioni vendas dhe ai nderkombetar,alarmon per padrejtesite dhe levizjet tejet anti shqiptare te pa kamufluara aspak,te qeverise aktuale me koalicionin te perulur “Vlen”,por edhe kur sygjeron zgjidhje te reja,me te avansuara dhe plotesisht te merituara te kombit Shqiptar ne RMV,per nje bashkejetese me barazi me te drjete,me funksionale dhe me kuptim plote.
Andaj me plotesiht te drejte konstatohet se mu keto alarme per padrejtesite e dukshme institucio-nale qe kjo qeveri ju ben shqiptareve,dhe te cilat po alarmohen nga ana e BDI-se,pa pike dyshimi, jane perpjekjet me te mirefillta per ta ruajtur paqen,stabilitetin dhe progresin faktik te RMV drejt integrimeve Europiane.
Edhe pse eshte duke dominuar teresisht ne koalicion qeverises, VMRO-DPMNE verehet se nuk eshte duke u liruar teresisht nga frika e rikthimit ne pushtet te BDI-se me ne krye z-ni Ali Ahmetin,andaj si para atyre dy pale zgjedhjeve por edhe pas tyre,ne menyre te orkestuar po udheheq nje fushate politike shterpe ndaj z-ni Ali Ahmetit dhe BDI-se,ku si mashe po i perdore edhe mbetjet e “Vlen”-it,te cilet ne mungese te fuqise dhe substances per te qeverisur dhe per te mbrojtur te drejtat burimore te Shqiptareve autokton ne RMV,e kane perqafuar me shum zell rolin e vazalit ne koalicion.
Si nje absurditet “sui generis” te VMRO-DPMNE dhe mbetjet e “Vlen”-it,eshte ai qe nje kohe te gjate ne vazhdimesi po perserisin kerkesen per : “dorheqjen” dhe “daljen ne pension politik” te Kryetarit te BDI-se,z-ni Ali Ahmetit.
Nje kerkese e lajthitur faktike,juridike dhe politike ne teresi,e cila ne fakt shpreh naivitetin politik te parashtruesve te ketyre kerkesave absurde,te cilat njiherit mund te shqyrtohen dhe te trajtohen edhe si nje tentative per ta fshehur friken e kamufluar te tyre nga oponenti kryesor politik.
Ne kete kontekst,VMRO-DPMNE dhe mbetjet e “Vlen”-it,moren pergjegjje permbajtesore dhe te fuqishme nga Kongresi i fundit zgjedhor i BDI-se,ku ai,te cilit ata te kamufluar i frigohen qendrimit dhe veprimtarise politike te metejshme te tij,u rizgjodh fuqimisht edhe per nje mandat si udhe-heqes i pa kontestueshem per antaret dhe votuesit e BDI-se,gjegjesisht per shumicen e Shqiptareve ne RMV.
Kjo rizgjedhje eshte nje porosi shume e kjarte se BDI liderin e zgjedhe vete dhe ne organet e veta,dhe jo me imponime nga ata qe i frikesohen kesaj rizgjedhje.
Ndersa mbarevajtjen e ketij Kongresi,si dhe rizgjedhjen e merituar te Kryetarit te BDI-se,ne menyre eksplicite e vertetuan fitoret e AKI ne zgjedhjet e perseritura vendore per Kryetar Komune ne komu-nat tejet te rendesishme sic jane Gostivari dhe Vrapcishti.
Diber,12.01.2025 Naim A. Cami,Avokat


