Para votimit të nesërm në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, sot komisionet zgjedhore do t’u mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta ushtrojnë të drejtën e votës në shtëpitë e tyre, ndërsa do të votojnë edhe të burgosurit, banorë të këtyre komunave, përcjell TV21.
Në Gostivar janë paraqitur për votim 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa në burgje duhet të votojnë 81 persona. Në Mavrovë Rostushë janë pranuar kërkesat e 69 personave të sëmurë për votim, si dhe dy të burgosur. Në Vrapçishtë janë paraqitur 32 persona të sëmurë, ndërsa në burgje duhet të votojnë 11 banorë të kësaj komune. Në Qendër Zhupë janë paraqitur vetëm dy persona të sëmurë.
Në Gostivar të drejtë vote kanë 82.870 qytetarë; prej tyre 78.185janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa në Listën e Veçantë Zgjedhore për persona që jetojnë jashtë shtetit janë të regjistruar 4.604 votues. Në Mavrovë Rostushë në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 10.575 votues, prej të cilëve 9.622 banorë të komunës dhe 951 jashtë shtetit. Në Vrapçishtë janë të regjistruar 27.279 qytetarë me të drejtë vote, 26.318 banorë të komunës dhe 950 në Listën e Veçantë për votuesit jashtë shtetit. Numri i votuesve në Qendër Zhupëështë 7.562, prej të cilëve 6.305 në komunë dhe 1.257 në Listën e Veçantë për votuesit jashtë shtetit.
Sipas neneve 132, 132a dhe 133 të Kodit Zgjedhor, në zgjedhjet e përsëritura nuk kërkohet dalje prej një të trete të votuesve; për zgjedhjen e kryetarit të komunës mjafton që njëri nga kandidatët të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që kanë dalë, përfshirë edhe Qendrën Zhupë, ku ka vetëm një kandidat.
Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten sepse në Zgjedhjet Lokale 2025nuk pati numër të mjaftueshëm votuesish që dolën në votim.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, në raundin e parë më 19 tetor të vitit të kaluar nuk u arrit dalja ligjore minimale prej 33,33% e votuesve të regjistruar, kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme.
Dalja në votim ishte: Gostivar – 33,31%, Vrapçishtë – 25,18%, Mavrovë dhe Rostushë – 30,31%dhe Qendër Zhupë – 21,49%.


