Me ritem të njejtë, fushata për zgjedhjet lokale ka vazhduar edhe nga kandidatët për komunën e Gostivarit. Me moton “ Është koha të shohim përpara me Gostivarin”, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, thotë se në arrin të marrë besimin e qytetarëve, ai do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim feje apo etnie.
VALBON LIMANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT
“Nuk do të shohë as parti, as fe, as ngjyrë, sepse ne të gjithë bashkohemi nga një gjë shumë më e madhe, të gjithë jemi Gostivaras. Më 11 janar dilni dhe votoni numrin 3”.
Ndërkaq, kandidati i VLEN-it, Nevzat Bejta, ka takuar banorët e fshatit Balindollit, nga ku para qyetetarëve të asaj zonë ka shpalosur programin e tij, me të cilën kërkon besimin e tyre.
NEVZAT BEJTA, KANDIDAT I VLEN-IT PËR GOSTIVARIN
“Dëgjova kërkesat e tyre dhe prezantova programin tim zgjedhor,me projekte konkrete zhvillimore për çdo vendbanim të Gostivarit. Më 11 janar nisim që projektet t’i jetësojmë, sepse bashkarisht na presin shumë punë të mira”.
Bejta nuk është ndalur me kaq. Ai ka ka takuar edhe banorët e Lagjes së Re. “I njoftova për të gjitha projektet që do të realizohen gjatë mandatit tim si kryetar komune, me synimin për të ndërtuar një qytet funksional e të pastër, me lagje moderne dhe një komunë me transparencë maksimale, gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, është shprehur Bejta.
Samir Mustafa /SHENJA/


