Shtetasi i Maqedonisë së Veriut Steven Ivanovski është në mesin e viktimave në tragjedinë e rëndë në Krans Montana të Zvicrës. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e të riut, për të cilin familja prej ditësh kishte alarmuar se ndodhej brenda klubit ku shpërtheu zjarri dhe për të nuk kishte asnjë informacion. Ndërkohë autoritetet zvicerane vazhdojnë identifikimin e viktimave dhe të plagosurve. Thonë se procesi është tejet i vështirë dhe familjarëve u është kërkuar të japin mostra të ADN. Ndërkohë shumica e të lënduarve janë shtetas të Zvicrës, Francës e Italisë dhe 4 shtetas serb dhe një boshnjak. /Alsat.mk
Data 05.01.2026
Aktuale
- Toshkovski: Vazhdon hetimi për vdekjen e fëmijës dyvjeçar në Shkup
- Fëmijët e Blerim Bexhetit hapin kompani ndërtimi, Evropa e Lirë zbulon detaje
- Zjarr në një objekt pranë stadiumit në Prishtinë
- EMRI/ Plagosi me thikë një person në Durrës, 32-vjeçari ekstradohet nga Greqia
- Doganat e Maqedonisë sekuestrojnë mbi 100 telefona, 2.3 tonë banane dhe qindra produkte të tjera
- Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës! Cakrani: Ankim te Avokati i ri i Popullit? Nëse doni të bëjmë humor…
- Presim respekt dhe njohje të maqedonishtes nga Bullgaria
- Partia e Pensionistëve e mirëpriti Ligjin për Punësimin e Pensionistëve në RMV


