Më 02.01.2026 në orën 17:45 në fshatin Strimnicë, rajoni i Tetovës, pjestaret e Policisë ne Grupçin arrestuan F.B. (34) nga fshati, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se rreth orës 10:00 në ambientet e komunës së Zhelinës, ai e ka kërcënuar me një objekt të mprehtë B.S. (40) nga fshati Kopaçindol, kryetar i komunës së Zhelinës, transmeton Faktiditor.info
Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse./Faktiditor.info/


