Sot shënuam Ditën e Arsimit Turk të organizuar nga Shkolla Fillore “Tefeyyuz”, një institucion me traditë të gjatë në arsimin në gjuhën amtare. Kjo ngjarje iu kushtua vlerës së arsimit turk në Maqedoninë e Veriut, rolit të tij në ruajtjen e identitetit kulturor, si dhe kontributit të vazhdueshëm të komunitetit turk në jetën arsimore dhe shoqërore.
Në këtë ditë përcollëm mesazhin e respektit, barazisë dhe bashkëjetesës, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si vlerë e përbashkët e shoqërisë sonë shumetnike.
Respektimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha komunitetet mbetet themel i barazisë dhe kohezionit shoqëror, si dhe një angazhim i përbashkët për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Data 14.02.2026
Aktuale
- Konferenca e Mynihut “zyrtarizon” përçarjen, Rubio anulon takimin në minutën e fundit! Merz dhe Macron: Le ta ulim varësinë nga SHBA-ja
- Java e Speciales – mbrojtja rrëzon pretendimet e prokurorisë
- Kurti nga Mynihu: Investimet në polici dhe ushtri po e bëjnë Kosovën më të fortë dhe më të sigurt
- “Modriç i jashtëzakonshëm, e mori vetë këtë fitore”, Alegri: Të gjithë duhet të mësojmë prej tij! Inter apo Juventus? E rëndësishme është që…
- Detaje nga plagosja në Tiranë/ Vajza u qëllua brenda një hoteli, autori u arratis menjëherë nga vendngjarja
- Incident në një qendër tregtare në Shkup: Një grua sulmon fizikisht 30-vjeçarin
- Të paktën 11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Guine, mes viktimave 10 gra dhe një burrë
- Plagosja e me armë zjarri në Tiranë, policia zbardh dinamikën e ngjarjes: 18-vjeçarja u vetëplagos! Arrestohen dy persona, tre të tjerë në kërkim


