Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren, gjatë këtyre ditëve po qëndron në RMV, ku në fokus do të jenë takimet miqësore me përfaqësuesit shtetëror, në kuadër të kremtimeve për 21 Dhjetorin – Ditën e Arsimit Turk në vend.
Në kuadër të këtyre takimeve, Eren sot u prit në takim nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, ku temë e diskutimit ishin bashkëpunimi dypalësh mes vendeve mike të orientuar drejt zhvillimit, frymës së mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.
Kryetari i TiKA-s, Abdullah Eren theksoi se shprehja e kënaqësisë nga ana e Presidentes lidhur me aktivitetet dhe projektet e TİKA-s, përbën një shenjë të besimit dhe afërsisë që Maqedonia e Veriut dhe populli i saj kanë ndaj Turqisë dhe popullit turk, gjë që, sipas tij, e bën këtë bashkëpunim edhe më domethënës.
Gjithashtu, përveç takimit me presidenten Siljanovska, kryetari i TIKA-s, Eren, realizoi takim edhe me ministrin e Kulturës të RMV-së, Zoran Lutkov, ku gjatë këtij takimi u zhvillua një bisedë e frytshme mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të përbashkët, e cila buron nga e kaluara jonë e përbashkët dhe ndriçon vizionin për të ardhmen e përbashkët.
Ndërkaq, sonte nën organizimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, TIKA-s, MATUSITEB dhe Shoqatës Kulturore “Kopru”, do të organizohet simpoziumi i 11-të ndërkombëtar të poezive për shkrimtarin e njohur shkupjan, Jahja Kemal Bejatllë. /SHENJA/


