Duke folur për protestën që do të mbahet në Shkup më 13 dhjetori kundër Gjykatës Speciale të Hagës, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se përgatitjet për këtë protestë janë duke u zhvilluar në përputhje me procedurat dhe komptentenca.
“MPB po merr masat e duhura për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjes dhe për të ruajtur besoj sigurinë publike. Besoj se gjitha kushtet janë pjekura që kjo protestë të kaloj në mënyrë sa më të mirë”, tha zv/ministri Iseni, në emisionin “Debat në Shenja”.
Sa i përket veteranëve të UCK-së, të cilët do të vijnë atë ditë në protestë dhe garancës se ata nuk do të arrestohen nëse kanë fletarrest nga Serbia, zv/ministri Iseni tha se garanc do të ketë atëherë kur protestat do të rrjedhin të qetë dhe do të rrjedhin në atë nivel ku do të tregohet një qytetari e lartë.
“MPB nuk do të ketë as reagime, ne jemi për ti siguruar ata, për t’ju krijuar kushtet komode, jemi që ata të mbajnë protestën ën atë formën më të mundur”, deklaroi Iseni.
Ai shtoi se dihet që ndonjëherë protesta mund të eskalojnë, MPB nuk mund të jep garanc, ngase për policinë garanci është ligji.
“Ne duhet të gjithë ta respektojmë ligjin në suazë të asaj që është shkruar. Kjo problematik është e kamotshme, dhe besoj që kjo qeverisje, ndoshta jo në atë formatin e shkruar, por në formatin verbal ka një vullnet, për të gjet edhe zgjidhjen e këtyre rasteve të cilët kërkohen edhe prej Interpolit, kanë fletarreste”, tha Iseni, duke thënë se kjo çështje do të zgjidhet në formatin e shkruar.
Data 15.02.2026
Aktuale
- Gadaf Uzeiri largohet nga ASH-ja e Arben Taravarit
- Media britanike: Krimineli shqiptar Dorian Puka festoi 10-vjetorin në Britani, pavarësisht kërkesës për deportim
- Taravari: Zgjedhjet e parakohshme varen nga VMRO-DPMNE
- Mexhiti: Vendosëm disa kontejnerë nëntokësor, ky është kujdes për cilësinë e jetës në Çair
- Më shumë se 30 shtëpi të kapluar nga uji, Elmazi: Do mbështesim familjet e prekura!
- EMRI/ E rëndë në Librazhd, po riparonte mjetin në servis, humb jetën 23-vjeçari ish-polic
- (VIDEO) Përmbytje në rajonet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës
- FOTOLAJM/ Bllokohet aksi Maliq–Lozhan, rrëshqitja masive e dheut shemb murin anësor të rrugës


