Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po heton rastin e blegtorit Azemin Sulejmani nga fshati Grushinë të cilit persona të paidentifikuar i kanë vjedhur 82 krerë dele duke i shkaktuar dëm mbi 27 mijë euro. Nga MPB thonë se kanë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas blegtorit Azemin Sulejmani, kjo nuk ishte hera e parë që përballej me vjedhje të bagëtive, pasi edhe më herët i kishin humbur dhjetëra krerë. Ngjarja e fundit ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë së një fqinji ndërsa rasti më pas ishte denoncuar edhe në polici. /Alsat.mk
Data 15.02.2026
Aktuale
- Gadaf Uzeiri largohet nga ASH-ja e Arben Taravarit
- Media britanike: Krimineli shqiptar Dorian Puka festoi 10-vjetorin në Britani, pavarësisht kërkesës për deportim
- Taravari: Zgjedhjet e parakohshme varen nga VMRO-DPMNE
- Mexhiti: Vendosëm disa kontejnerë nëntokësor, ky është kujdes për cilësinë e jetës në Çair
- Më shumë se 30 shtëpi të kapluar nga uji, Elmazi: Do mbështesim familjet e prekura!
- EMRI/ E rëndë në Librazhd, po riparonte mjetin në servis, humb jetën 23-vjeçari ish-polic
- (VIDEO) Përmbytje në rajonet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës
- FOTOLAJM/ Bllokohet aksi Maliq–Lozhan, rrëshqitja masive e dheut shemb murin anësor të rrugës


