Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva deklaroi sot se në seancë qeveritare u miratua propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski.
Ajo tha se arsyet janë tashmë publikisht të njohura. Shtoi se Kocevski ka bërë gabime të mëdha profesionale, ka shpërndarë pa autorizim informacione për raste gjyqësore dhe ka cenuar reputacionin e tij personal dhe të Prokurorisë.
Sipas saj, si pasojë e shkeljeve të bëra, integriteti i Prokurorisë është dëmtuar seriozisht.
“Qeveria i propozon Kuvendit që ta shkarkojë nga funksioni i Prokurorit Publik, Ljupço Kocevskin”, tha Miteva.
Ajo gjithashtu theksoi se edhe qytetarët e mbështesin këtë vendim dhe shtoi se sistemi gjyqësor gëzon vetëm 2 për qind besim nga publiku.


