Uji në Shkup është i sigurtë, rezultatet nga hulumtimi përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, njoftojnë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup, duke publikuar raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm në kryeqytet.
Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 01.12.2025 deri 05.12.2025 mori 190 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 190 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 46 vende matëse në Qytetin e Shkupit.


