Më 05 dhjetor 2025, rreth orës 00:10, në fshatin Vollkovë të Tetovës, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.S. (25) nga i njëjti fshat.
Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur automjeti i udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës, në pronësi të I.J. (49) nga fshati Bërvenicë, për të cilin më herët ishte paraqitur kallëzim se ishte vjedhur.
Sipas informacioneve zyrtare, automjeti do t’i kthehet pronarit, ndërsa G.S. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresa adekuate.
Policia vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.TS


