Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti një takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Sindikatën e Qendrës Klinike.
“Me sindikatat jemi në të njëjtën anë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, mbajmë takime të rregullta pune dhe së bashku angazhohemi për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë. Në frymën e dialogut social, biseduam dhe shqyrtuam aspektet e mundshme për plotësimin e marrëveshjes kolektive. Po ashtu, i informova përfaqësuesit e organizatave sindikale për dinamikën e realizimit të punësimeve të reja në shëndetësi, të cilat u shtynë përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale, si dhe për punësimin e përhershëm të specialistëve privatë.”, theksoi ministri Aliu.


