Më 04 dhjetor 2025, rreth orës 16:45, në rrugën rajonale Tetovë–fshati Vollkovë, punonjës policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria tre persona: V.T. (41) nga Tetova, si dhe J.A. (41) dhe Xh.A. (28), të dy nga Dibra.
Gjatë kontrollit, tek personat e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë në formë pluhuri, që dyshohet të jetë narkotike. Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor të Tetovës dhe janë ndaluar për procedurë të mëtejshme.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhen parashtresat adekuate.TS


