Anëtari i AAK-së dhe analisti Arton Demhasaj ka ngritur shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e votimeve që mbahen në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Ai tha për “Front Online” se diplomatët përfshirë ambasadorët janë të obliguar të përfaqësojnë shtetin e jo të marrin pjesë në aktivitete elektorale.
“Vet fakti që është lejuar me u mbajt votimet në përfaqësi diplomatike në anën tjetër përfaqësuesit diplomatik të Kosovës qoftë ambasador ose të rangut më të ulët që janë të thirrur me përfaqësuar Kosovën e jo me mbajt pjesë ne aktivitete elektorale të partive politike”, tha Demhasaj.
Sipas Demhasajt, fakti që disa prej tyre po përfshihen në këto aktivitete ngre dyshime të mëdha.
“Kjo është tregues i madh që gjasat janë maksimale që vota në përfaqësi diplomatike me u manipuluar nga punëtorët e përfaqësuesve diplomatik”, ka theksuar ai./Front Online


