Dje u lëshuan në përdorim dy kabinete për intervenim të hershëm në Qendrën për rehabilitim të patologjisë të komunikimit verbal, dukshëm duke e zgjeruar kapacitetin e Qendrës për përkrahje të fëmijëve nga mosha më e vogël. Ky aktivitet është donacion i Fondacionit Dr Verica Mehanxhiska dhe Zeginit dhe e shpreh përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për ecjen para të shoqërisë dhe krijimit të një shoqërie më humane dhe më inkluzive.
Këto kabinete paraqesin hapësira të dedikuara për intervenim të hershëm të dizajnuara për ta nxitur komunikimin, interakcionin social dhe zhvillimin kognitiv përmes lojës së strukturuar dhe aktiviteteve terapeutike orientuese. Përskaj kësaj, këto hapësira senzori ofrojnë mjete që i ndihmojnë fëmijëve për ta rregulluar hyrjen senzore, ta përmirësojnë fokusin dhe të ndërtojnë shkathtësi esenciale për rritje dhe zhvillim.
„ Besojmë se secili fëmijë meriton mundësi për të arritur potencialin e tërësishëm dhe jemi krenarë që mund të kontribuojmë në krijimin e hapësirave ku fëmijët munden të rriten, të mësojnë dhe të zhvillohen “, theksoi Viktoria Mehanxhiska. Ky donacion nga Fondacioni Verica Mehanxhiska dhe Zegin është vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyer me Qendrën në të cilën para disa muajve iu donua edhe një aparatë modern për stimulim transkranijal magnet(TMS M50 Ultimate).
„ Mobilimi i dy kabineteve për punë me fëmijët me pengesa në zhvillim nga ana e Fondacionit „ Dr Verica Mehanxhiska “ dhe Zegin paraqet një hap paranë krijimin e kushteve më të mira për arsimimin, rehabilitimin dhe socializimin e tyre. Ky donacion dhe donacionet e tyre paraprake janë shembull për përgjegjësi shoqërore dhe humanizëm, duke dëshmuar se bashkësia mund që të bëhet partner i fuqishëm në krijimin e një shoqërie inkluzive “ deklaroi Nermin Telovska, drejtor i Qendrës për rehabilitim të patologjisë së komunikimit verbal.
Kabinetet e reja për intervenim të hershëm nga sot zyrtarisht do të janë të hapura për familjet. Me këtë donacion pritet që Qendra ta rris numrin e fëmijëve të përfshirë në programet e individualizuara për terapi të cilat i ofron.



