Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 12:11 në Ferizaj.
Sipas Policisë, një mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari është ndaluar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 26.11.2025 – 12:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


