Drejtoria e Doganave ka njoftuar për arrestimin e një personi nga Gostivari, i cili është kapur me sasi droge në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. I dyshuari udhëtonte nga Cyrihu drejt Shkupit. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet doganore gjatë kontrollit në hyrje të vendit kanë zbuluar 48.8 gram hashash, të fshehura në bagazhin personal të udhëtarit. “Gjatë kontrollit të detajuar të bagazhit personal, midis sendeve të tij u gjet një qese e vakumuar me hashash. Sipas deklarimeve fillestare, droga ishte blerë në Gjermani me qëllim që të transportohej dhe të shitej pa leje në territorin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Doganave. Pas zbulimit të rastit, Departamenti për Hetime ka ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale. Udhëtari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën “prodhim dhe lëshim të paautorizuar në treg të drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas Kodit Penal.
Data 24.01.2026
Aktuale
- Thaçi: Ali Ahmeti është kanceri i politikës shqiptare, ai duhet të dorëhiqet
- SHBA kryen sulmin e parë ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge pas arrestimit të Maduros
- Kontrolli që përfundoi në mënyrë dramatike: Shoferi sulmon policin, MPB me detaje!
- Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Berisha dënohet me burg të përjetshëm
- Paraburgim për 32-vjeçarin nga Probishtipi, drejtonte automjetin i dehur dhe sulmoi policin
- LSDM sot do të mbajë Kongresin e partisë
- Në mëngjes mjegull, pastaj shi i përkohshëm dhe borë
- I arratisuri Artan Grubi ende figuron në ueb-faqen e UT-së si profesor pavarësisht se u shkarkua para një viti


