Mot i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar dëme në shumë vende në veriperëndim të Greqisë.
Bodrumet dhe katet e poshtme të shtëpive janë përmbytur, lumenjtë kanë marrë me vete automjete, dhe rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.
Rreth 280 milimetra shi kanë rënë brenda disa orësh në zonën rreth qytetit Janina në veriperëndim të vendit, njoftoi shërbimi meteorologjik grek.
I goditur rëndë është edhe ishulli turistik Krf. “Fshati Karusades, ku jetojnë 2000 persona, është i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Edhe stacioni i policisë është bllokuar nga tonelata balte”, tha kryetari i komunës së Veriut të Krfit për gazetën Katimerini.Ai shtoi se zyrtarët shpresojnë tani që të arrijnë makina pune nga pjesë të tjera të vendit për të larguar dheun.
Shumë rrugë në ishull janë të bllokuara ose të shkatërruara. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të hënën.
Parashikohet që edhe sot të vazhdojë të bjerë shi në rajonin e prekur, por jo me intensitet të madh.
Në veriun e Krfit, në vitin 2023 shpërtheu një zjarr i madh pyjor. Meteorologët besojnë se përmbytjet aktuale janë shumë më të rënda se më parë, sepse nuk ka më vegjetacion që të mbajë baltën dhe gurët.


